Pasimet magjike të Ronaldos që do t’ju lënë pa fjalë

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 12:13
Pasimet magjike të Ronaldos që do t’ju lënë pa fjalë

Cristiano Ronaldo konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

Ai po ashtu nga shumëkush shihet si futbollisti më i kompletuar në histori, pasi luan me të dyja këmbët, shënon me kokë, driblon dhe u shqua edhe me shpejtësinë e tij.

E për t’u bindur më shumë për pasimet brilante të 37 vjeçarit, mund ta shihni këtë video, ku janë përmbledhur “magjitë” e yllit portugez, i cili fatkeqësisht po shkon drejt fundit të karrierës. Futbollisti i Manchester United, i cili ka luajtur edhe ne Sporting Lisbonë, Real Madrid e Juventus, po ashtu ka thyer rekorde të shumta në karrierën brilante. Përkundër kësaj, ato që ka bërë Ronaldo në futboll nuk do të harrohen kurrë. 

 

(Kosova Sot Online )