Futbollistja kosovare e Real Madridit e la në gjumë krejt mbrojtjen me këtë gol

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 12:28
Futbollistja kosovare e Real Madridit e la në gjumë krejt mbrojtjen me këtë gol

Kosovare Asllani e ka vazhduar shkëlqimin. Futbollistja kosovare ishte protagoniste mbrëmë në fitoren 15:0 të Suedisë ndaj Gjeorgjisë, në kualifikimet e Kampionatit Botëror. Futbollistja e Real Madridit u inkuadrua në lojë vetëm në pjesën e dytë dhe menjëherë doli në skenë. Ajo golin e parë, respektivisht të 13-tin për suedezet e gjeti në minutën e 76-të pasi e la në gjumë krejt mbrojtjen kundërshtare për të shënuar gol të bukur me të majtën.

Kurse, golin e dytë personal dhe të 14-tin për ekipin e gjeti pas pesë minutash nga penalltia. Asllani ka qenë lojtare mjaft e rëndësishme tek Suedia viteve të fundit dhe nuk i kanë munguar sukseset. Ajo synon t’i fitojë tri pikë me shoqet e saj edhe në ndeshjen e radhës ndaj Irlandës të martën që vjen. Suedia i prin grupit A me 18 pikë, duke i fituar të gjitha 6 ndeshjet, kurse në vendin e dytë gjendet Irlanda me shtatë.

(Kosova Sot Online )