Vjen vendimi i ri për dy huliganët që e sulmuan portierin e Ballkanit

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 12:38
Vjen vendimi i ri për dy huliganët që e sulmuan portierin e Ballkanit

Dy personave të arrestuar për incidentin e rrahjes brutale të portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj. Gjithsej shtatë persona janë arrestuar lidhur me këtë rast, kurse dy prej tyre fillimisht janë ndaluar për 48 orë, kurse tani merret vesh se është vendosur që të mbahen në paraburgim për 30 ditë.

Në ndeshjen e së dielës, portieri i Gjilanit, Enea Koliçi realizoi gol në sekondat e fundit duke barazuar shifrat në 1:1.

Por, gjithçka çfarë ndodhi më pas, nuk ka lidhje me futboll. Tifozët e Gjilanit u lëshuan në fushë, duke e sulmuar brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ai u dërgua pa ndjenja në spital, kurse gjendja e tij tani është e mirë.

Ndërkohë, Komisioni i Garave vendosi që ndeshja të regjistrohej me rezultat zyrtar 0:3 për Ballkanin, kurse Gjilani u dënua me tri ndeshje pa praninë e tifozëve. 

(Kosova Sot Online )