Guardiola flet rreth raportimeve që po e lidhin me Kombëtaren e Brazilit
Pep Guardiola ka mohuar raportimet se atij i është ofruar një marrëveshje me vlerë prej 10 milionë funteve në vit për t’u bërë trajner i Kombëtares së Brazilit.
Trajneri spanjoll tha se nuk e di nga rrjedhën këto raportime, duke shtuar se është i lumtur te Manchester City.
“Këtu jam nën kontratë. Unë jam shumë i lumtur këtu. Tani nuk është momenti [për të diskutuar raportimet]. Nuk e di nga erdhi kjo”, tha ai sot gjatë konferencës për shtyp.
51-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Qytetarët” deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
(Kosova Sot Online)
