Pronarët e PSG-së janë ngopur me Neymarin

  • S.A /
  • 09 April 2022 - 09:35
Pronarët e PSG-së janë ngopur me Neymarin

Pronarët e Paris Saint-Germainit thuhet se po “ngopen” nga sulmuesi i skuadrës, Neymar.

30-vjeçari po kalon një sezon zhgënjyes dhe të përcjellur me lëndime, teksa ka arritur të regjistrojë vetëm shtatë gola dhe pesë asistime në 22 paraqitje këtë sezon. Sipas “L’Equipe” pronarët nga Katari janë bërë gjithnjë e më të frustruar me stilin e jetës së Neymarit jashtë fushës dhe besojnë se ish-lojtari i Barcelonës preferon qytetin e Parisin para PSG-së.

Raporti shton se pronarët e klubit nuk mendojnë se vendimi i tyre për të shpenzuar 222 milionë euro plus pagën e tij të madhe është justifikuar nga performancat e tij, por do të jetë pothuajse e pamundur që klubi të jetë në gjendje ta largojë brazilianin gjatë verës

Në vitin e kaluar, Neymar e zgjati marrëveshjen e tij me PSG deri në verën e vitit 2025, një vendim për të cilin drejtuesit e PSG supozohet se janë penduar. 

(Kosova Sot Online )