
Lexoni edhe:
KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!
Arsenali raportohet se ka nisur bisedimet me Real Madridin për huazimin e Eden Hazardit. Përfaqësuesit e të dy klubeve thuhet se janë takuar gjatë kësaj jave për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Sipas “FootMercato”, klubi nga Londra po e kërkon belgun në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, por në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes. Megjithatë, Hazard thuhet se aktualisht nuk po mendon një lëvizje te “Topçinjtë”, pasi ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për karrierën e tij te Real Madridi.
KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!Lexoni edhe:
31-vjeçari besohet se heziton të ndërrojë klub dhe është i bindur se ai mund të kthehet në formën e tij më të mirë sezonin e ardhshëm.
Ditë më parë u raportua se edhe klubi i Real Madridit preferon huazimin e Hazardit, i cili po përballet me lëndime të shpeshta që nga transferimi i tij në “Santiago Bernabeu”.
Eden Hazard ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
(Kosova Sot Online )