Mata drejt largimit si lojtar i lirë, gjigantët italianë në garë për shërbimet e tij

  • S.A /
  • 09 April 2022 - 14:43
Mata drejt largimit si lojtar i lirë, gjigantët italianë në garë për shërbimet e tij

Interi dhe Milani raportohet se janë në garë për transferimin e Juan Matas. Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar. Mata nga “Old Trafford” do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor. 

Sipas “The Sun”, dy klubet nga Serie A dhe nga qyteti i Milanos, Interi dhe Milani, janë në garë për shërbimet e 33-vjeçarit. Pasi po shkon drejt fundit të karrierës, paga e Matas nuk pritet të jetë problem për klubet e interesuara. 

(Kosova Sot Online )