Lojtari bëhet portier, e kap topin me dorë dhe merr karton të kuq

  • S.A /
  • 11 April 2022 - 09:07
Lojtari bëhet portier, e kap topin me dorë dhe merr karton të kuq

Amerika e Jugut sjell gjithmonë ngjarje të pazakonta në futboll. Përpos rrahjes në mes të tifozëve ose futbollistëve, që janë të zakonshme në këtë kontinent, një tjetër rast i rrallë ka ndodhur në ligën profesioniste kolumbiante – Categoria Primera A. Në ndeshjen ndërmjet Alianza Petrolera dhe Independiene Medellin, futbollisti i kësaj të fundit, Yesid Alberto Diaz Montero u ndëshkua me karton të kuq. 

 Arsyeja? Pasi rrëshqet në fushë para zonës së rreptësisë, futbollisti mysafir e kap topin me dorë si të ishte portier në minutën e 55-të dhe me këtë rast ndëshkohet me karton të kuq. Ai ishte lojtari i fundit dhe frikësohej se ekipi mund të pësonte gol, prandaj e mori vendimin më të keq të mundshëm. Sidoqoftë, për të kjo ishte një sakrificë dhe në fund ndeshja përfundoi baras, 1:1. Ky rast komik është bërë viral në rrjetet sociale. E për Monteron me siguri është një mësim për të mos e përsëritur më këtë gabim.

(Kosova Sot Online )