Martohet i biri i Beckhamit, dasma i kushton 4 milionë euro

  • S.A /
  • 11 April 2022 - 13:36
Martohet i biri i Beckhamit, dasma i kushton 4 milionë euro

Në familjen Beckham mbrëmë kishte festë. I biri i legjendës angleze të futbollit, David Beckham, Brooklyn, është martuar me aktoren Nicola Peltz. Sipas raportimeve të mediave britanike, kjo dasmë familjes Beckham i ka kushtuar hiç më pak se 4,1 milionë euro. Ceremonia martesore është mbajtur Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 23 vjeçari e ka shpërndarë vetëm sot fotografinë e parë të dasmës në Instagram, pasi ata i shkëmbyen bekimet në shtëpinë luksoze në vlerë prej 121 milionë eurosh të babait të nuses 27 vjeçare në Palm Beach në Florida.

“Mr. & Mrs. Peltz Beckham”, ka shkruar i biri i ish-futbollistit anglez Peltz shihet me vello. “Gruaja ime e bukur”, ka shkruar ai në një tjetër postim. Raportohet se David Beckham ka qarë teksa e mbante një fjalim të përzemërt për pesë minuta në dasmë dhe u ndal për të marrë frymë thellë, ndërsa trashëgimtaren miliarda dollarëshe e konsideroi si të jashtëzakonshme. “Ne të duam shumë. Jemi të ngazëllyer që do të jesh pjesë e familjes sonë”, ka thënë ndër të tjera ish-futbollisti i Manchester United, Real Madrid, Milan dhe Los Angeles Galaxy. Brooklyn është djali më i madh i David dhe Victoria Beckham. 

 Nicola Peltz njihet si aktore e filmit Transformer, ndërsa çifti ishte i lidhur qe dy vjet.Ajo është e bija e biznesmenit miliarder amerikan dhe investitorit Nelson Peltz dhe e ish-modeles, Claudia Heffner Peltz.E veçanta e dasmës ishte se krejt dasmorët i kanë lënë telefonat qysh në hyrje të vendit ku u mbajt eventi, për ta shijuar çdo moment. 

https://www.instagram.com/stories/brooklynbeckham/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3f46f788-be3a-4707-b419-673ec86b367f

(Kosova Sot Online )