Hazardi do të largohet nga Reali, zbulohet klubi që është në “pole-position” për belgun

  • S.A /
  • 12 April 2022 - 09:34
Hazardi do të largohet nga Reali, zbulohet klubi që është në “pole-position” për belgun

E ardhmja e Eden Hazardit do të jetë larg Real Madridit.Eksperienca e tij tek “Los Blancos” ishte dëshpëruese, e përshkuar me lëndime dhe me formë të zbehtë. Ish-futbollisti i Chelseat e synon ringritjen dhe këtë mund ta bëjë vetëm nëse largohet nga “Santiago Bernabeu”. Sipas mediumit “Cadena Ser”, në fund të sezonit përfaqësuesi belg do t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Spanja.

Dhe, për momentin duket se në “pole-position” për ish-futbollistin e Lillet është Borussia Dortmundi. Klubi gjerman duket se e ka mposhtur konkurrencën e Arsenalit për Hazardin, për të cilin megjithatë në opsion është edhe rikthimi në Chelsea. 

(Kosova Sot Online )