Tifozi hyn në fushë, e sulmon fizikisht lojtarin dhe e kërcënon me vdekje

  • S.A /
  • 12 April 2022 - 10:31
Tifozi hyn në fushë, e sulmon fizikisht lojtarin dhe e kërcënon me vdekje

Futbolli italian është tronditur së fundmi. Në fakt, ndeshja ndërmjet Foggias dhe Catanzaros, e vlefshme për Serie C italiane, Grupi C, u ndërpre përkohësisht pasi një tifoz u fut në fushë. Huligani u vërsul drejt ish-futbollistit të klubit të tij, Iemello, i cili i kishte realizuar dy gola dhe tentoi ta godiste atë, njoftojnë mediat italiane. Më pas, e kërcënoi atë edhe me vdekje, respektivisht me heqje koke. Ndodhi kjo në minutën e 64-t tek rezultati 5:1 për vizitorët. Tifozi u neutralizua dhe u largua nga fusha dhe pritet të dënohet për këtë veprim agresor. Ai ia la penalltinë një bashkëlojtari pasi nuk dëshironte që situata të përkeqësohej. Tifozi hyn në fushë, e sulmon fizikisht lojtarin dhe e kërcënon me vdekje.

Futbolli italian është tronditur së fundmi. Në fakt, ndeshja ndërmjet Foggias dhe Catanzaros, e vlefshme për Serie C italiane, Grupi C, u ndërpre përkohësisht pasi një tifoz u fut në fushë. Huligani u vërsul drejt ish-futbollistit të klubit të tij, Iemello, i cili i kishte realizuar dy gola dhe tentoi ta godiste atë, njoftojnë mediat italiane. Më pas, e kërcënoi atë edhe me vdekje, respektivisht me heqje koke. Ndodhi kjo në minutën e 64-t tek rezultati 5:1 për vizitorët. Tifozi u neutralizua dhe u largua nga fusha dhe pritet të dënohet për këtë veprim agresor. Ai ia la penalltinë një bashkëlojtari pasi nuk dëshironte që situata të përkeqësohej.Më pas, Iemello u zëvendësua nga trajneri i Catanzaros, Vivarini për t’i ulur tensionet. Tutje, edhe një tifoz tentoi të futej në fushë, por në këtë rast sigurimi u tregua më i vëmendshëm dhe e ndali atë. Sa për informatë, Catanzaro e fitoi lojën në udhëtim me rezultat 6:2. 

(Kosova Sot Online )