Festa e “trentë” e lojtarëve të Villarrealit në dhomën e zhveshjes pasi e eliminuan Bayernin

  • S.A /
  • 13 April 2022 - 11:48
Festa e “trentë” e lojtarëve të Villarrealit në dhomën e zhveshjes pasi e eliminuan Bayernin

Villarreali bëri mbrëmë sensacion duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Nëndetësja e Verdhë” e fundosi Bayern Munichun, të cilin e eliminoi nga kjo garë. Spanjollët barazuan në “Allianz Arena” 1:1 dhe kjo ishte e mjaftueshme për ta prerë biletën për në gjysmëfinale pasi lojën e parë e kishin fituar në shtëpi, 1:0 javën e kaluar. Dhe, futbollistët e klubit spanjoll kishin arsye për të festuar.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale e shfaq më së miri festën e ekipit të verdhë në dhomën e zhveshjes, teksa lojtarët dëgjohen duke e thirr emrin e klubit të tyre “Villarreal”. Për më tepër, shijoni videon të cilën e postoi klubi spanjoll. 

(Kosova Sot Online )