Klopp flet për kualifikimin, për Villarrealin dhe për Cityn

  • S.A /
  • 14 April 2022 - 09:20
Klopp flet për kualifikimin, për Villarrealin dhe për Cityn

Jurgen Klopp ndihet i lumtur që Liverpooli u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Reds” iu mjaftoi barazimi 3:3 në shtëpi pasi e kishin fituar duelin e parë ndaj Benficas në Portugali. Sipas trajnerit gjerman, portugezët e merituan barazimin në “Anfield Road”.“Do ta festojmë këtë kalim tutje, jam mjaft i kënaqur sepse kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale. Kam bërë shumë ndryshime në ekipin startues sepse kalendari ynë është mjaft angazhues dhe i ngjeshur. Benfica e meritoi barazimin, por unë jam megjithatë i kënaqur”, deklaroi Klopp për “Sky Sport”.

Në gjysmëfinale, Liverpoolin e pret një punë e vështirë pasi do të ketë punë me Villarrealin, i cili i eliminoi paraprakisht Juventusin dhe Bayern Munichun.

“E kam parë ndeshjen e Villarrealit me Bayern Munichun, spanjollët e kanë merituar të kalojnë tutje sepse i kanë bërë dy ndeshje të shkëlqyeshme. Emery është mbret i Europa Leagues, do t’i respektojmë kundërshtarët tanë, por do të mundohemi ta kalojmë edhe këtë sfidë”, vazhdoi trajneri gjerman.

Ai thotë se tash skuadra duhet të fokusohet tek ndeshja e ardhshme në FA Cup, ku Liverpooli do të luajë me Manchester Cityn, të cilën e konsideron si njërën prej skuadrave më të mira në botë. 

(Kosova Sot Online )