Napoli – Rrahmani, këto janë të rejat e fundit

  • S.A /
  • 14 April 2022 - 10:42
Napoli – Rrahmani, këto janë të rejat e fundit

Kur sezoni aktual në Serie A po shkon drejt fundit, në shtëpinë e Napolit është koha për vazhdimin e kontratave. Të gjithë ata me dhimbje shpine lexojnë urgjentisht. Ekipi italian i të rinjve fiton 40:0 dhe shpallet kampion, dyshohet për ku…Klubi italian është duke punuar që t’i blindojë lojtarët kryesorë, përfshirë këtu edhe Amir Rrahmanin. Sipas mediave italiane, bisedimet në mes të palëve janë në fazë të avancuar. Kjo nënkupton se përfaqësuesi kosovar në një të ardhme të afërt mund ta nënshkruajë kontratën e re me klubin napolitan, ku është bërë një shtyllë e pakalueshme në mbrojtje.

Napolitanët janë mjaft të kënaqur me paraqitjet e ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit dhe të Veronës. Së fundmi u spekulua për një interesim të mundshëm të Manchester Unitedit për shërbimet e qendërmbrojtësit kosovar. Për këtë arsye, për t’i “trembur” klubet konkurrente, Napoli dëshiron ta nënshkruajë një kontratë afatgjate me Rrahmanin, të cilin e sheh si lider të së ardhmes. Edhe vetë futbollisti kosovar ka thënë se ndihet mjaft mirë në Napoli dhe se për momentin nuk po mendon për një destinacion tjetër. 

(Kosova Sot Online )