Ekipi italian i të rinjve fiton 40:0 dhe shpallet kampion, dyshohet për kurdisje

  • S.A /
  • 14 April 2022 - 10:55
Ekipi italian i të rinjve fiton 40:0 dhe shpallet kampion, dyshohet për kurdisje

Vakitë e ndryshme në futboll nuk kanë të ndalur. E një rast për t’u studiuar vjen nga Italia, ku krejt rrugët të çojnë tek dyshimi për kurdisje të lojës. E fatkeqësisht, kjo ka ndodhur me ekipet e fëmijëve në Itlai.

Një ndeshje atje ka përfunduar me rezultat… 40:0.

Ekipit Fanum Orosei i nevojiteshin kaq gola për ta fituar titullin e kampionit pasi ishte shumë para me golaverazh. Dhe, kjo skuadër shënoi plot 40 herë ndaj skuadrës së të rinjve të La Caletta. Këta të fundit u arsyetuan se nuk kishin futbollistë të mjaftueshëm dhe u futën në fushë me 10 lojtarë. Gjithashtu, futën në lojë lojtarë shumë më të rinj, ndërsa për ta mbushur numrin, e futën në fushë edhe një futbolliste. Por, kjo duket se nuk ishte arsyeja kryesore.

Mediat italianë në fakt shkruajnë se prapa gjithë kësaj mund të jetë skenari i kurdisjes së lojës. Të tjerët thonë se ekipi vendës ka treguar mungesë respekti pasi nuk është dashur t’i jepte shumë “zor” dhe të mos shënonte aq shumë gola, duke e pasur parasysh se ekipi kundërshtar ishte “i plagosur”. Tash, kjo ndeshje po hetohet nga Federata Italiane e Futbollit. “Në futbollin e të rinjve duhet të mbizotërojë një tjetër shpirt. Duhet ta verifikojmë rregullsinë e lojës, por trajnerët janë edhe edukatorë, duhet të jenë shembull i rëndësishëm për djelmoshat. Në rastet si ky, duke të ekzistojë kultura sportive: mund të ndalet loja, nuk duhet të ndodh kurrë një demolim i tillë i kundërshtarit. Për fat të mirë jam dëgjuar me skuadrën humbëse dhe janë të qetë. Por, këto situata nuk më pëlqejnë”, deklaroi Fianni Cadoni, president rajonal i Federatës Italiane të Futbollit.

Mbetet të shihet dënimi të cilin mund ta marrë ekipi Fanum Orosei.

(Kosova Sot Online )