Asistoi si Modrici, futbollisti afrikan bëhet hit në internet

  • S.A /
  • 14 April 2022 - 11:39
Asistoi si Modrici, futbollisti afrikan bëhet hit në internet

Luka Modric e bëri një asistim brilant së fundmi në ndeshjen ndaj Chelseat. Mesfushori kroat pasoi me të jashtmen për ta shërbyer për mrekulli Rodrygon, i cili e shënoi golin e parë të Real Madridit ndaj “Blues” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Por, nënkampioni i botës me Kroacinë nuk është i vetmi që e ka bërë një asistim të tillë.

Një gjë e tillë është parë edhe në një ndeshje në Afrikë, në mes të ekipeve amatore të këtij vendi.

Në fakt, futbollisti asiston nga e majta me të jashtmen, ndërsa shoku i tij i skuadrës shënon me kokë.

Dhe, kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, duke u krahasuar ky asistim me atë të gjeniut, Modric.

(Kosova Sot Online)