Ndarja zonale e shëndetshme për demokracinë, e obligon deputetin dhe shton përgjegjësinë!

Ndarja zonale e shëndetshme për demokracinë, e obligon deputetin dhe shton përgjegjësinë!
Ndarja zonale e shëndetshme për demokracinë, e obligon deputetin dhe shton përgjegjësinë!

Faik Krasniqi

  • 15 April 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Reforma zgjedhore është dashur shumë më herët të bëhet. Është e domosdoshme. Një kandidat për deputet duhet të votohet nga ai qytet apo zonë prej nga vjen, dhe nëse fiton mandatin t'u përgjigjet atyre banorëve prej të cilëve është votuar. Vetëm në këtë mënyrë rritet edhe llogaridhënia, sepse ata qytetare e ndëshkojnë në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk i mban premtimet e dhëna atyre qytetareve.

Llogaridhënia e drejtpërdrejtë e deputetit para qytetarëve të zonës, votuesve që e kanë zgjedhur, është e mirë për vendin dhe forcimin e shëndetit të demokracisë. E rritë mirëqenien dhe në këtë mënyrë zhvillohet edhe vetë shteti. Kurse në këtë mënyrë siç është procesi elektoral tani me një zonë zgjedhore, shumë deputet zgjidhen edhe aksidentalisht, ose edhe pse ka numër të mirë në renditjen e emëruar nga partia.

Kur e fiton mandatin as që e qan kokën pse është aty, por mendjen e ka se si të zhvat paranë e popullit në mënyra të ndryshme. Për katër vite ja futë gjumë dhe me këtë sistem elektoral ka gjasa që prapë ta fitoj edhe një mandat, edhe pse për një mandat nuk ka bërë asgjë dhe nuk e ka mbajtur asnjë premtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".