Deklarohet pronari i ri i Lirisë së Prizrenit

  • S.A /
  • 15 April 2022 - 12:56
Deklarohet pronari i ri i Lirisë së Prizrenit

Klubi futbollistik Liria e Prizrenit është bërë me pronar të ri.

Kjo është njoftuar sot në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi prizrenas.

Raman Kiqe-KA-Sportmanagment është shpallur fitues për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria.

Në garë ishin dy kandidatë, Agim Buduri dhe Rahman Kices. Buduri në fund mori 392 pikë, kurse Raman Kiqe 566.

Pasi u bë pronari i ri i klubit prizrenas, ka ardhur edhe deklarata e Rahman Kices.

“Ka përfunduar tani tenderi i privatizimit te Klubit FC LIRIA, klubi më i vjetër i futbollit në Kosovë. Nga sot u bëra President i Klubit FC LIRIA dhe pronar i FC LIRIA Sh.P.K. Shpresojme se do ta sjellim klubin tone ne piket e suksesshme qe meriton sa me shpejt”, shkroi Kice në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online  )