Zbulohen fjalët që Kroos ia tha Ancelottit në momentin e zëvendësimit

  • S.A /
  • 15 April 2022 - 13:44
Zbulohen fjalët që Kroos ia tha Ancelottit në momentin e zëvendësimit

Real Madridi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes me shifrat 2-3 nga Chelsea në ndeshjen e dytë. Deri kah fundi i ndeshjes, asgjë nuk po ecte mirë me spanjollët, kurse Ancelotti vendosi për zëvendësimin e Kroos me Camavingan. 

Kroos ishte i tërbuar që duhej të dilte sepse luajti mirë, ndaj i hodhi disa fjali Ancelottit dhe sigurisht mediat spanjolle arritën të zbulonin se çfarë i tha trajnerit të tij. “Puta madre. Po luaja shumë mirë, çfarë po bën?”, ishin fjalët e Kroos. Krejt në fund, Real Madridi arriti të kualifikohej në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Manchester Cityn. 

(Kosova Sot Online )