Arrihet marrëveshja, Romagnoli kalon si lojtar i lirë te skuadra tjetër nga Serie A

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 09:47
Arrihet marrëveshja, Romagnoli kalon si lojtar i lirë te skuadra tjetër nga Serie A

Alessio Romagnoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Lazion.Qendërmbrojtësi pritet t’i bashkohet lacialëve gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas “Calciomercato”, Romangoli do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, teksa do të fitojë afër 3 milionë euro në sezon. 27-vjeçari te skuadra nga kryeqyteti italian do të kalojë si lojtarë i lirë, pasi kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor.

Alessio Romagnoli është pjesë e “Rossonerëve” nga viti 2015. Italiani në “San Siro” u transferua nga Roma për 25 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )