Festë e madhe në zhveshtoren e Realit, nuk përmbahet dot as trajneri Ancelotti

  • S.A /
  • 18 April 2022 - 08:55
Festë e madhe në zhveshtoren e Realit, nuk përmbahet dot as trajneri Ancelotti

Real Madridi e regjistroi mbrëmë një fitore të madhe, e cila e afroi edhe më shumë me titull të kampionit në Spanjë.

“Los Blancos” ishin duke humbur 0:2 dhe e bënë një përmbysje spektakolare duke e mposhtur në fund Sevillën me rezultat 3:2.

Edhe një herë, protagonist tek madrilenët ishte Karim Benzema, i cili e shënoi golin e fitores në minutat e fundit.

E pas lojës, tek “Merengues” kishte festë në dhomën e zhveshjes.

Lojtarët u pritën si heronj dhe festa e tyre nisi pasi mbërritën krejt lojtarët.

E në këtë rast nuk mundi të përmbahej as trajneri Carlo Ancelotti, i cili e shprehu gëzimin e tij edhe në bankinë derisa shënoi sulmuesi francez.

Real Madridi po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit dhe kjo fitore i ka dhënë vulë gjithçkaje, pasi “Los Blancos” e meritojnë më së shumti të festojnë në fund të këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online )