I iku sllallom krejt ekipit, e humb golin pa portier

  • S.A /
  • 18 April 2022 - 09:07
I iku sllallom krejt ekipit, e humb golin pa portier

Në botën e futbollit jemi mësuar të shohim ngjarje të ndryshme dhe aspak të zakonta.

E një e tillë është edhe kjo që ka ndodhur në Brazil.

Në fakt, futbollisti e merr topin nga mbrojtja përmes një kundërsulmi, bën sllallom duke iu ikur disa lojtarëve dhe portierit, dhe kur pritej të shënonte në portën e zbrazët, ai gjuan mbi portë.

Një mëkat i vërtet të dështojë nga kjo pozitë pasi paraprakisht kishte bërë diçka që s’mund ta bëjë çdo lojtar.

Ndodhi kjo në minutat shtesë.

(Kosova Sot Online )