Lexoni edhe:
Ish-politikanët që për dy dekada e udhëhoqën shtetin, ata e kriminalizuan pushtetin
Fenerbahçe nuk është e kënaqur me kontributin e Mërgim Berishës. Klubi turk kishte pritur më shumë nga futbollisti kosovar, të cilin e kishte transferuar nga Red Bull Salzburgu. Dhe, mediat turke raportojnë që klubi nga Stambolli tashmë e ka veçuar pasuesin e përfaqësuesit të të rinjve të Gjermanisë. Sipas mediumit turk “Aksam”, gjiganti turk po planifikon ta shesë Berishën gjatë verës. E në vend të tij, klubi Verdh e Kaltër do të mundohet ta transferojë yllin botëror, Luis Suarez.
Ish-politikanët që për dy dekada e udhëhoqën shtetin, ata e kriminalizuan pushtetinLexoni edhe:
Veterani i sulmit po i kalon muajt e fundit të kontratës me Atletico Madridin dhe nga vera do të jetë lojtar i lirë.
Për këtë arsye, Fenerbahçe do të mundohet “ta kapë” sulmuesin uruguaian, i cili mund t’i kryente shumë punë.
Suarez është i interesuar të vazhdojë të luajë në futbollin evropian dhe Turqia do të ishte një mundësi e mirë për ish-futbollistin e Ajaxit, Liverpoolit e Barcelonës. Ai ka ofertë edhe nga klubi amerikan, Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham. Gjithashtu, interesim për Suarezin thuhet se ka shfaqur edhe klubi tjetër i njohur turk, Besiktas.
Suarez ka qenë pjesë e 40 ndeshjeve të Atleticos këtë sezon duke i realizuar 13 gola dhe i ka bërë edhe tre asistime. 35 vjeçari ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë në dekadën e fundit.
(Kosova Sot Online )