Atletët rusë dhe bjellorusë nuk lejohen të marrin pjesë në maratonë

  • S.A /
  • 19 April 2022 - 10:36
Atletët rusë dhe bjellorusë nuk lejohen të marrin pjesë në maratonë

Garuesit rusë dhe ata bjellorusë nuk kishin të drejt pjesëmarrjeje në maratonën e Bostonit, e cila u mbajt mbrëmë me kohën tonë lokale. Rreth 28 mijë pjesëmarrës morën pjesë në këtë garë prestigjioze të atletikës, ndërsa garuesve të Rusisë dhe Bjellorusisë iu bë “ban”. Këto dy shtete janë të përfshira dhe përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës dhe për këtë, garuesve të tyre iu ndalua pjesëmarrja, njofton agjencia e lajmeve “AP”.

Ndërkaq, vrapuesit nga Ukraina, të cilët nuk mundën të shkonin në Boston, u është ofruar rimbursim.

“Si shumë të tjerë në botë, ne jemi të tmerruar dhe të lënduar me atë që po e shohim dhe që po e dëgjojmë nga raportimet nga Ukraina”, deklaroi presidenti i asociacionit atletik të Bostonit, Tom Grilk, i cili e zbuloi edhe ndalimin e pjesëmarrjes së garuesve rusë dhe bjellorusë.

“Ne besojmë se vrapimi është një sport global, dhe ne duhet ta bëjmë atë që mundemi për ta shfaqur mbështetjen tonë për njerëzit e Ukrainës”, vazhdoi ai.

Ky asociacion shtoi se nuk do t’i njohë flamurin e Rusisë dhe të Bjellorusisë deri në një njoftim të ri, ndërsa shtoi se edhe sportistët nga Rusia dhe nga Bjellorusia do të rimbursohen.

Ndërkohë, qytetarëve rusë dhe atyre bjellorusë, të cilët nuk janë rezidentë në këto shtete, iu lejua pjesëmarrja në garë. 

(Kosova Sot Online )