Tifozët e Liverpoolit do ta bëjnë një veprim emocionues sonte për Ronaldon

  • S.A /
  • 19 April 2022 - 10:43
Tifozët e Liverpoolit do ta bëjnë një veprim emocionues sonte për Ronaldon

Kontingjenti i Manchester United ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Liverpoolit para përballjes së sontme të dy gjigantëve të futbollit anglez. Kjo ndeshje nuk do të jetë e zakonshme pasi do të zhvillohet vetëm një ditë pas tragjedisë familjare që e përjetoi Cristiano Ronaldo, i cili mbrëmë njoftoi se foshnja e tij vdiq. E tifozët e Liverpoolit kanë përgatitur diçka emocionuese për ta nderuar, respektuar dhe ngushëlluar yllin portugez, shkruan mediumi britanik “Daily Star”. “Kam lexuar se tifozët e Liverpoolit do t’i japin mbështetje Ronaldos në minutën e 7-të të ndeshjes së sontme. Ata do të duartrokasin për një minutë për nder të CR7.

Ju lutemi, bëjeni të gjithë që do të shkoni në stadium sonte. Tragjedia nuk njeh ngjyra”, ka shkruar një tifoz i Liverpoolit. “Mendoj se tifozët tanë do ta shfaqin klasin e tyre dhe ta shfaqim mbështetjen tonë për Cristianon dhe partneren e saj pas humbjes së djalit të tyre. Me një minutë duartrokitje në minutën e 7-të do t’ju tregojmë tifozëve të tjertë dhembshurinë e vërtetë. Rivaliteti nuk do të thotë asgjë në kohë si kjo”, ka shkruar një tjetër tifoz i “Reds”. 

Ronaldo dhe Georgina po prisnin binjakë, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ia doli të mbijetojë. Çifti është i lidhur që nga viti 2016. Ronaldo i ka pesë fëmijë, Cristiano Jr, 11 vjeç, binjakët Mateo e Eva, 4 dhe Alana 4, si dhe vajzën e porsalindur. 

(Kosova Sot Online )