Kosovare Asllani s’ndalet ndryshe, vetëm duke e kapur dhe rrëzuar

  • S.A /
  • 19 April 2022 - 12:38
Kosovare Asllani s’ndalet ndryshe, vetëm duke e kapur dhe rrëzuar

Kosovare Asllani ka qenë njëra prej lojtareve më të mira në futbollin evropian të dekadës së fundit.

Futbollistja kosovare është lindur dhe rritur në Suedi dhe e përfaqëson këtë shtet.

Mirëpo, ajo nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e saj, madje edhe ka festuar kohë pas kohe duke e bërë me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

Aftësitë e saj të jashtëzakonshme kanë bërë që ajo t’i kalojë me lehtësi kundërshtaret, kudo që ka luajtur.

E kundërshtaret e Kosovares nuk po gjejnë mënyra tjera për ta ndalur atë përpos duke e kapur për fanelle.

32 vjeçarja aktualisht është pjesë e Real Madridit, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur edhe në klubet e njohura si Manchester City e Paris Saint-Germain, por edhe në Linkopong FC, Chicago Red Stars, Kristianstads DFF dhe CD Tacon, i cili tash quhet Real Madrid.

Ajo është pjesë e Kombëtares së Suedisë që nga viti 2008.

(Kosova Sot Online )