Ergyn Ahmeti, lojtari më i mirë i javës në Superligë

  • S.A /
  • 19 April 2022 - 12:48
Ergyn Ahmeti, lojtari më i mirë i javës në Superligë

Ergyn Ahmeti është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e futbollit. Mesfushori qendror e bëri një paraqitje të shkëlqyeshme për Dukagjinin në fundjavë në fitoren e vlefshme ndaj Drenicës me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 29-të.

Edhe pse nuk e realizoi golin e fitores, Ahmeti u shqua me kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, duke qenë në vazhdimësi pikënisja e çdo aksioni të rrezikshëm për klinasit dhe njëri prej më meritorëve për fitoren e rëndësishme për mbijetesë.

Këtë çmim e ndan pas çdo xhiroje, Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, bankën BKT.

Dukagjini gjendet në vendin e tetë në tabelë me 33 pikë, vetëm dy më pak se Drenica, e cila është e shtata në tabelë. Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe shtatë xhiro në ligën elitare. 

(Kosova Sot Online )