Zbulohet shuma marramendëse e parave që do ta marrë Haaland për një ditë

  • S.A /
  • 20 April 2022 - 08:21
Zbulohet shuma marramendëse e parave që do ta marrë Haaland për një ditë

Erling Haaland duket se është i vendosur për t’u transferuar në Manchester City.

Sulmuesi norvegjez po i kalon muajt e fundit në Borussia Dortmund dhe duket se është e sigurt që ai do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Dhe, ish-futbollisti i Salzburgut në Angli do të marrë rrogë të majme.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail, City e ka garantuar atë se do t’ia japë 83 mijë euro në ditë.

Ose nëse e shikojmë më gjatë, ai do të paguhet plot 602,270 euro në javë.

Një shifër e jashtëzakonshme kjo, e cila do ta bëjë 21 vjeçarin njërin prej më të paguarve në kampionatin anglez.

Haaland ndërkohë ka oferta edhe nga Real Madridi dhe nga Barcelona, por me gjasë është i vendosur të luajë në “Etihad Stadium”, njëjtë si babai i tij dikur.

Atë e admiron trajneri Pep Guardiola, i cili shpreson ta ketë në dispozicion nga sezoni i ardhshëm.

Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.

(Kosova Sot Online )