Kundërshtarët e Fondit të Sigurisë për FSK-në po rreshtohen në krahun e tradhtisë

Kundërshtarët e Fondit të Sigurisë për FSK-në po rreshtohen në krahun e tradhtisë
Kundërshtarët e Fondit të Sigurisë për FSK-në po rreshtohen në krahun e tradhtisë

Dr. Hysni Aliu

  • 20 April 2022 - 07:44

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Opozita e Kosovës, është duke u sjellë me shtetin e vet sikurse Kosova të ishte armiku i tyre e jo Serbia. Fokusi i opozitës, është shkatërrimi i qeverisë e jo përkrahja e sajë në rrugën e shtet ndërtimit. Derisa në çdo shtet normal flitet se si të organizohet mbrojtja dhe rezistenca, te ne opozite flet se si të zbrazet fondi pensional dhe si të ndalet kontributi ne fondin e sigurisë të Kosovës.

-Më mungojnë fjalët që ti përshkruaj se sa neveritës dhe armiqësor janë këta njerëz ndaj shtetit të vetë. Kjo po më jep shtytje që të shkruaj edhe më shumë, dhe ti them stop tendencës për manipulim idiotesk të qenies njerëzore në këtë situatë, që është më e rënda që nga lufta e dytë botërore. Kosova po përballet në vazhdimësi me kërcënime të brendshme dhe të jashtme. Kosova dhe qeveria e saj e udhëhequr nga Albin Kurti, është shndërruar në objektiv Ruso Serb, i cili po përkrahet edhe nga disa eksponent të atyre që ishin në pushtet për 20 vite, duke ju falënderuar bashkëpunimit me Vuçiqin, listën serbe dhe koncesioneve në bisedimet e Brukselit. Ndërrimi i pushtetit në Kosovë një vit më parë, ishte humbja më e madhe që e pësuan Vuçiqi e Putini në luftën me Perëndimin, e njëjta ndodhi kur për president të SHBA-ve u zgjodh Josef Biden. Këto ishin pikat kthesë në rrjedhën më të re të historisë.

Situata në botë sikur po e shohim të gjithë është tepër e komplikuar, dhe lufta në Ukrainë mundë të shpërndahet çdo moment. Për momentin kemi ndarjen e botës në tri blloqe, bllokun pro Rus, bllokun pro Ukrainë dhe bllokun që ende po qëndron neutral. Në këtë bllokun neutral përfshihen fuqi të mëdha botërore madje edhe shtete bërthamore siç janë India dhe Kina, të cilat me vetë faktin që janë neutral në një situatë ku nuk ka vend për neutralitet, tregon që ato dy shtete më pothuajse tre miliard njerëz do të ju bashkohen Rusisë në momentin e parë që ato shtete do e vlerësonin që është i përshtatshëm. Sa i përket Evropës, kemi dy shtete që janë pothuajse hapur pro Putin, pra Hungaria me presidentit Orban, që po shfaqë një neutralitet dhe Serbia e Vuçiqit e cila është hapur në anën e Rusisë. Unë po dua të përshkruaj një skenar më të keqin të mundshëm, dhe lutem që mos të realizohet kurrë, por është skenar i mundshëm, andaj ne si Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi.

Thotë një fjalë e urtë ”përgatitu për dimër që të del verë”. Është shumë e qartë që nga lufta që filloj në Ukrainë nuk ka më kthim mbrapa, këtu do të ketë humbës dhe fitues. Unë frikësohem shumë që gjërat do të shkojnë duke u përkeqësuar, dhe Putin do përdor armët bërthamore. Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë le të kthehet mbrapa dy apo tri vite kur njerëzit e Putinit helmuan me uranium të varfëruar njerëzit që Putin i konsideronte armiq, dhe kjo ndodhë në mes të Anglisë. Aj e helmoj edhe opozitarin rus, dhe të gjitha këto mjete që përdori për vrasjen e kundërshtarëve janë bërthamore. Shkurt e qartë, Putin ka përdor armët bërthamore para shumë vitesh, edhe pse bota e ka shike në mes gishtave atë veprim. Përdorimi i armëve bërthamore, kimike apo biologjike, do të jetë moment kthesë ku e tërë bota do të hyj në luftë, dhe atëherë nuk do të dihet më se kush dhe me kënd po lufton. Ata që sot janë neutral do i bashkohen Rusisë, ndërsa fronti i perëndimit do të zgjerohet deri në një masë që në një mënyrë apo tjetër secili do të duhet të mbron vetveten dhe shtetin e vetë nga fqinjët që ka, që jo gjithmonë janë miqësore.

Do të ketë front në Azi, Afrikë , Amerikë e Evropë, andaj do jetë vështirë që gjërat të kontrollohen ashtu siç kontrollohen tani. Unë po dëgjoj se si njerëzit po pyesin se çka i nevojiten Serbisë gjithë ky armatim dhe gjithë këto raketa mbrojtëse Kineze dhe Ruse. Gjersa NATO- ja është kështu si është, Serbia është në nivelin 0 në aspektin luftarak për tu përballur me NATON, por arsyeja e përgatitjes ushtarake të Serbisë, është pikërisht një epokë që ata e parashikojnë, ku NATO nuk do të mundet më të kujdeset madje as për vendet anëtare të saj, e lëre më për vendet jashtë sferës së saj të sigurisë. Këtë situatë e paramendon Serbia, nëse kemi një luftë totale, në mes të Rusisë, Kinës, Indisë, shumicës së vendeve arabe, e vendeve afrikane kundër perëndimit, ku bashkë me to do ishin edhe Serbia, që territorialish do lidhej me Rusinë nëpërmes Hungarisë së Orbanit.

Ne si shqiptarë do jemi pro perëndim dhe do mbesim të tillë, por perëndimi nuk do të mundet të na mbron, si rrjedhoje Serbia e Rusia do e shfrynin mllefin e grumbulluar me dekada ndaj nesh, nëse nuk do jemi të përgatitur ashtu siç duhet. Në një situatë të tillë, ku do të ketë luftë në çdo kontinent, KFORI në Kosovë e EUFORI në Bosnjë e Hercegovinë do ishin jashtë përdorimit, kështu që këto dy shtete dhe shtetet tjera përreth Serbisë do mbeteshin nën mëshirën e Serbisë apo të forcave të veta vetanake. Kjo më qon tek konkluzioni që ne si shqiptarë, duhet të përgatitemi për opsionin që pa përkrahjen nga jashtë duhet të luftojmë kundër Serbisë, me këtë ushtri që kanë ata dhe me këto ushtri dhe forca që kemi ne, pa llogaritur fare NATON. Thirrjet e disa terroristëve politik kundër shtetit të vetë, dhe kundër kontributit të njerëzve për fondin e sigurisë së Kosovës, s’ka dilemë që jan thirrje të Vuçiqit dhe Putinit, dhe zërave të tyre brenda Kosovës.

E mira e kësaj është që ata njerëz me thirrje të tilla kundër FSK-së se dhe armatosjes së shtetit të Kosovës, po tregojnë me gojën e vetë se kujt i kanë shërbye për 20 vite. Thotë një fjalë, ”gjuha është treguesi më i mirë i asaj çka e ndjen dhe çka e mendon”. Duke u bazuar në analizën shumë të shkurtër që e bëra më lartë, dhe duke pasur parasysh situatën në të cilën Kosova dhe Shqipëria, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut e Luginë të Preshevës mundë të gjinden, pas një kohe të caktuar, një vite, dy vite, unë nuk e di kur, unë u bëj thirrje gjithë dashamirëve të Kosovës, brenda dhe jashtë por edhe miqve tanë ndërkombëtar, që të fillojnë me përgatitjen për më të keqen e mundshme, duke furnizuar Kosovën dhe Shqipërinë me armatim që do ti rezistonte një lufte frontale me Serbinë.

Unë i ftoj mediet që të organizojnë emisione të posaçme sensibilizuese për kontribut në fondin e sigurisë së Kosovës, siç janë emisione live ku njerëzit thërrasin dhe dhurojnë shuma të caktuara parash për FSK në. Pastaj, sugjeroj të fillohet një kampanjë në facebook, instagram etj ku secili nga ne do të kontribuonte me nga 100 euro. Ne do të mblidhnim së paku 100- 500 milion euro për Kosovën dhe Shqipërinë me të cilat do të blinim armatim mbrojtës, asgjë tjetër. Unë i bëj ftesë bashkësisë ndërkombëtare, që tua ndal hovin këtyre terroristëve politik, që me vetëdije po ia bëjnë argatin më të mirë të mundshëm Serbisë dhe Rusisë, duke tentuar të ja shpërlajnë trurin popullit që e mashtruan dhe e shfrytëzuan për 20 vite. Lista e zezë amerikane duhet të zgjerohet pikërisht më këta njerëz që në kohërat më të vështira për demokracinë në botë po rreshtohen me vepra kundër perëndimit, duke u rreshtuar kundër qeverisë Kurti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".