Legjenda e futbollit Pele shtrohet përsëri në spital

  • S.A /
  • 20 April 2022 - 12:44
Legjenda e futbollit Pele shtrohet përsëri në spital

Legjenda braziliane, Pele është shtrirë përsëri në spital. Ish-futbollisti i njohur ka përfunduar në spitalin e San Paolos për ta kryer një nga seancat mujore të kancerit që i ishte shfaqur në zorrën e trashë në shtator të vitit të kaluar. Përmes një komunikate për shtyp, “Albert Einstein Hospital”, ku është shtruar Pele, ka njoftuar se shëndeti i Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, 81 vjeç, është i mirë dhe se ai pritet të lirohet nga spitali në ditët e ardhshme.

Pele duhet të shkojë në spital së paku një herë në muaj për t’ju nënshtruar testeve dhe për ta vazhduar terapinë e tumorit në zorrën e trashë. Pele konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori të futbollit. Për shkak të moshës, kohëve të fundit ai po ka probleme të vazhdueshme shëndetësore.

(Kosova Sot Online )