Ronaldinho e rikthen magjinë e futbollit, shijojeni atë

  • S.A /
  • 21 April 2022 - 11:38
Ronaldinho e rikthen magjinë e futbollit, shijojeni atë

Klasi i Ronaldinhos nuk vdes kurrë, edhe pse vitet ecin. Legjenda braziliane e demonstroi edhe një herë klasin e tij në një ndeshje ekzibicionale të zhvilluar së fundmi. Njëri prej futbollistëve më akrobatik dhe më spektakolar në histori të futbollit, e shfaqi klasin e tij edhe në videon e fundit, e cila është përhapur me të madhe në rrjetet sociale.

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Barcelonës dhe i Milanit shihet duke bërë veprime magjike me topin në një ndeshje “luksi”, derisa e kishte veshur fanellën me numër 10, të cilën e mbante zakonisht gjatë karrierës.

Në këtë video, të cilën mund ta shihni duke klikuar KETU, shihet Ronaldinho duke bërë lëvizje magjike me topin dhe duke i përdorur specialitetet e tij, që i përdorte kur ishte lojtar aktiv.

Këtë e bënte edhe gjatë karrierës së lavdishme, kur fitonte gjithçka, mbi të gjitha sa ishte pjesë e Barcelonës.

Për ta parë videon tjetër të publikuar nga Séan Garnier në Instagram, me magjinë e Ronaldinhos, klikoni KETU 

(Kosova Sot Online )