
Hapja e dosjeve si kusht për integrim në BE?!


Skender Mulliqi
Shkruan: Skënder Mulliqi
Në biseda të ndryshme që i kemi më njerëz, ndëgjon duke thënë, po “bre filani e ka pasur babanë apo dikënd tjetër nga familja UDB-ashë”.Të etiketosh dikend pa pasur argumente është ligësi madhe dhe e pa pranueshme .Disa i ndëgjon duke thënë së ka kaluar tashmë ajo kohë , dhe nuk duhet të shtrohet kjo temë .Por, një kategori shoqërore nuk pajtohen që mos të elaborohet gjerësisht tema e udbashve, natyrisht këtu e kam fjalën për ata shqiptarë të cilët janë gjendur në radhët e para të veprimit kunder popullit të vet.
Dihet së struktura e UDB-së në ish Jugosllavi na ka shkaktuar dhëmbje të mëdha, por edhe dëme të pariparueshme si komb.Më së keqi është kur mbeturinat e UDB-së pas luftës çlirimatre , na janë infiltruar në sisteme. Kan kaluar 22 vite pas përfundimit të luftës, dhe hapja e dosjeve do të ishte e shëndetshme për Kosovën . Zaten hapjën e dosjeve e kemi edhe si kusht për integrim në strukturën e BE-së. Nuk do të ishte dashur të këtë amnestim të udbashve në radhët tona , nese ende ka , e mendohet së ekzistojnë .Nuk ka falje për të gjithë ata të cilët kan bërë zullume mbi popullin e vet.Ende në Kosovë , dukët së nuk kan mbetur relikt i të së kaluarës së hidhur shqiptare.
Nuk do të kishim këtë gjendje jo të mirë ekonomike dhe sociale, madje edhe politike , po mos të vepronin ende njerëzit më biografi të dyshimtë .Dihet së UDB - a,kan bërë krime mbi shqiptarët, dhe kjo nuk bën të amnistohet.Unë kur po flasë për këtë temë nuk i fusë të gjithë në një thesë , së dihet së ka pasur njerëz që më nder dhe moral e kan kryer punën në atë sistem , duke mos ju shkaktuar dhëmbje popullit të vet.Hapja e dosjeve mendojë së do tu jepte fund ndarjeve shoqërore dhe politike në Kosovë.Shumë do të pushonon edhe intepretimet e ndryshme të natyrës ideologjike .
Dosjët do të largonin mjegullën , së kush çka ishte dhe çka është në të vërtetë. Në luftë kan marrë pjesë ata që e kan dashur shtetin dhe kombin , e kan qenë shumica . Udbashët famoz u infiltruan edhe nëpër partitë politike , më ideologji të ndryshme , duke i krijuar vetit status dhe fuqi politike .Dhe, për atë i patem gjithë këto manipulime . Ish nomenklatura e sistemit ish komunist, e ka kontaminuar pas luftës ambientin shoqëror dhe politikë .Ka ardhur koha që ky kontaminim dhe kjo mjegullnajë të hiqën përfundimisht , për të mirën e shtetit të ri të Kosovës, dhe për të mirën e gjeneratave që po vijnë …!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".