Lewis Hamilton dhe Serena Williams pritet të investojnë në blerjen e Chelseat

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 13:07
Lewis Hamilton dhe Serena Williams pritet të investojnë në blerjen e Chelseat

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton dhe fituesja e 23 Grand Slam në tenis, Serena Williams pritet t’i bashkohen investitorit Sir Martin Broughton’s, i cili synon ta blejë klubin e futbollit Chelsea nga Roman Abramovich.

Mediumi britanik “Sky Sports” raporton se dyshja, që janë miq mjaft bërë miq të mirë gjatë karrierës në sportet respektive, pritet ta investojnë një total prej afro 24 milionë eurosh nëse Broughton’s e blen klubin londinez.

Raportimet thonë se Hamilton do të marrë një rol formal në të ardhmen e Chelseat, për ta promovuar diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, nëse arrihet marrëveshja.

Ish-presidenti i Liverpoolit është njëri nga tre kandidatët kryesorë për ta marrë nën kontroll klubin nga “Stamford Bridge”.

Dy të tjerët janë: pronari i pjesërishëm i LA Dodgers, Todd Boehly dhe bashkëpronari i Boston Celtics, Steve Pagliuca.

Hamilton dhe Williams janë pjesë e konsorsiumit të Broughton’s, ku pjesëmarrës janë edhe Josh Harris e Dave Blitzer, të cilët mund ta marrin kontrollin e shumicës së aksioneve në klub.

Dyshja aktualisht ka aksione në Crystal Palace, por që duhet t’i shesin ato nëse duan të bëhen pjesë e aksioneve të Chelseat.

Investitorët tjerë që i janë bashkuar ofertës së Broughton’s janë, familja kanadeze Rogers, familja Tsai nga Tajvani dhe magnati Alejandro Santo Domingo. 

(Kosova Sot Online)