Shaquille O’Neal kërkon 100 milionë euro për t’u bërë trajner i Los Angeles Lakers

  • S.A /
  • 22 April 2022 - 14:20
Shaquille O’Neal kërkon 100 milionë euro për t’u bërë trajner i Los Angeles Lakers

Shaquille O’Neal, ka ofruar të bëhet trajneri i ri i Los Angeles Lakers për 100 milionë dollarë.

Lakers aktualisht janë në kërkim të një trajneri të ri pasi Frank Vogel u shkarkua pas sezonit katastrofik dhe Shaq ka caktuar kushtin që ai të bëhet trajneri i ri sezonin e ardhshëm.

“Nëse Lakers do të më ofronin 25 milionë dollarë në vit për katër vjet, unë do të drejtoja Lakers. Do të më duhej një kontratë katërvjeçare. Unë do t’i stërvitja ata tani”, tha O’Neal.

Shifra vjetore që ai kërkon është më shumë se dyfishi i asaj që fiton trajneri më i paguar në NBA aktualisht.

Gregg Popovich, i cili drejton San Antonio Spurs, aktualisht fiton një pagë vjetore prej 11.5 milionë dollarësh. 

(Kosova Sot Online )