Zbulohen emrat e katër gjigantëve evropianë që e duan Rudigerin

  • S.A /
  • 22 April 2022 - 14:56
Zbulohen emrat e katër gjigantëve evropianë që e duan Rudigerin

ntonio Rudiger është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Chelsean.

Futbollisti gjerman nuk e ka vazhduar dhe as nuk do të vazhdojë kontratën me “Blues” dhe pas pak muajsh do të largohet nga Londra. E qendërmbrojtësin stabil po e kërkojnë klubet e mëdha evropiane pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që i bëri në “Stamford Bridge” kohëve të fundit.

Sipas “Santi J FM”, interesim për përfaqësuesin gjerman kanë shfaqur klubet e mëdha si Real Madridi, Chelsea, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini. Siç duket, oferta më e mirë financiare për lojtarin është ajo e parisienëve. Mirëpo, preferencë e futbollistit 29 vjeçar duket se është Serie A. 

(Kosova Sot Online )