E ardhmja e Moratas te Juventusi ende e paqartë, Atletico i cakton çmimin e largimit

  • S.A /
  • 22 April 2022 - 16:28
E ardhmja e Moratas te Juventusi ende e paqartë, Atletico i cakton çmimin e largimit

Alvaro Morata vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi është vetëm i huazuar te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll është nën pronësi të Atletico Madridit, skuadër që nuk e ka në plan ta mbajë atë.

Por nga ana tjetër as drejtuesit e Juventusit ende nuk kanë vendosur nëse do ta aktivizojnë klauzolën për blerjen përfundimtare të Moratas.

29-vjeçari ka zhvilluar 43 ndeshje në total këtë edicion, ku ka shënuar 11 gola e ka asistuar në tetë të tjerë për Zonjën e Vjetër.

Arsenal dhe Manchester United janë dy skuadrat që e pëlqejnë spanjollin dhe do të tentojnë transferimin e tij gjatë verës, gjithmonë nëse Juventusi nuk e aktivizon klauzolën për blerjen e tij.

Atletico Madrid nuk e ka ndërmend ta mbajë në Wanda Metropolitano reprezentuesin spanjoll dhe i ka vendosur çmimin e largimit prej 30 milionë eurove.

(Kosova  Sot Online )