Java e 30-të në Superligë hapet sot me këto tri përballje

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 09:47
Java e 30-të në Superligë hapet sot me këto tri përballje

Java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot, teksa në program për t’u zhvilluar janë tri ndeshje.

Lideri i Superligës, Ballkani, do të luajë në udhëtim te Ulpiana në Lipjan, që renditet e parafundit në tabelë.

Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dritës dhe Malishevës.

Skuadra gjilanase e kërkon fitoren për të vazhduar garën për dalje në Evropë, pasi momentalisht është e treta në tabelë. Kurse, Malisheva kërkon fitoren e radhës për t’i ikur edhe më shumë zonës së rrezikshme.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet  mes Feronikelit dhe Llapit në Drenas, me llapjanët që pritet të marrin fitore të lehtë.

Të tri ndeshjet e sotme do të zhvillohen nga ora 14:00. 

(Kosova Sot Online )