Lexoni edhe:
Opozitarët po ja bëjnë shërbimin besnik Aleksandër Vuçiqit kundër fondit për forcimin e ushtrisë së Kosovës
Trajneri aktual i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka konfirmuar se Paul Pogba nuk do ta rinovojë kontratën.
Mesfushori francez do të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
“Siç qëndrojnë gjërat, Pogba nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester United”, tha Rangnick.
“Ka shumë mundësi që ai të mos jetë më këtu sezonin e ardhshëm”, shtoi trajneri i skuadrës angleze.
Më herët është raportuar se Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Pogban, teksa ai mbetet i lidhur edhe me një rikthim te Juventusi.
(Kosova Sot Online )