Arrestohet golashënuesi më i mirë në Ekuador, akuzohet për vepra të rënda kriminale

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 14:19
Arrestohet golashënuesi më i mirë në Ekuador, akuzohet për vepra të rënda kriminale

Golashënuesi më i mirë në Ekuador, Gabriel Cortez, është arrestuar pasi dyshohet se është pjesë e një bande kriminale.

Policia e Ekuadorit të premten kreu një operacion së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme kundër bandës kriminale të quajtur “Los Tiguerones”.

Nga ky operacion u arrestuan 18 persona. Në mesin e tyre është edhe Cortez, mesfushori i cili aktiviohet te skuadra e Barcelonës.

Grupi kriminal “Los Tiguerones” akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e tre gazetarëve ekuadorianë në vitin 2018. Gjithashtu, edhe për trafikim të drogës, terrorizmit, vrasjeve, vrasjeve me porosi, zhvatjes, trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve shpërthyese.

Gabriel Cortez është një prej futbollistëve më të mirë në futbollin ekuadorian.

Ai është golashënuesi më i mirë, me 7 gola nga 9 ndeshje të zhvilluara.

(Kosova Sot Online)