Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës – Llapi po fiton në Drenas, baras në Gjilan dhe Lipjan

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 15:50
Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës – Llapi po fiton në Drenas, baras në Gjilan dhe Lipjan

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet hapëse të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, në ndeshjen mes Feronikelit dhe Llapit, ka përfunduar me rezultatin 0:2.

Edon Sadriu (5’) dhe Valmir Veliu (18’) kanë shënuar golat për llapjanët, 

Kurse, 45 minutat e parë në ndeshjen mes Dritës dhe Malishevës janë mbyllur baras dhe pa gola. Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndërkohë, rezultat i barabartë është regjistruar edhe në “Sami Kelmendi” të Lipjanit. Pjesa e parë në ndeshjen mes Ulpianës dhe Ballkanit është mbyllur 1:1.

Egzon Qerimi shënoi për vendasit në minutën e 20-të, kurse Meriton Korenica për mysafirët në minutën 45+4. 

(Kosova Sot Online )