Superliga me dy derbi në mesjavë, sytë kah Suhareka

  • S.A /
  • 27 April 2022 - 10:05
Superliga me dy derbi në mesjavë, sytë kah Suhareka

Futbolli kosovar nuk ka kohë për pushim. Superliga vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 31-të, e cila do të na dhurojë dy ndeshje derbi. Sot, Gjilani do ta presë Prishtinën në sfidën në mes të rivalëve të moçëm, që fatkeqësisht këtë sezon kanë mbetur pa trofe. “Skifterat”, të cilët së fundmi u ndanë me trajnerin Ismet Munishi, kanë mbetur 11 pikë prapa liderit, Ballkani, gjashtë xhiro pa përfunduar sezoni. Sidoqoftë, ata do të mundohen të fitojnë sot për të mbetur në garë për vendin e dytë, i cili çon në Evropë. Nga ana tjetër, kampioni aktual i Kosovës do të luajë pa presion pasi ka mbetur duarthatë këtë edicion.

Sot luhen edhe sfidat tjera, të rëndësishme për mbijetesë, Drenica – Ulpiana dhe Dukagjini – Feronikeli. Ndërkaq, ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të jetë ajo në mes të liderit, Ballkani dhe të dytës në tabelë, Drita. Me një fitore eventuale, therandasit “do ta paketonin” titullin e kampionit. Kurse, gjilanasit synojnë fitore në këtë sfidë për t’i mbajtur gjallë shpresat e pakta për titull. E nesër luhet edhe sfida tjetër e nivelizuar në mes të Malishevës dhe Llapit. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 15:00. 

(Kosova Sot Online )