PSG-ja e merr një lajm të mirë nga nëna e Mbappes

  • S.A /
  • 27 April 2022 - 12:00
PSG-ja e merr një lajm të mirë nga nëna e Mbappes

Kylian Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi francez nuk e ka vazhduar ende kontratën me parisienët dhe sipas të gjitha gjasave, gjatë verës që vjen do të largohet nga “Parku i Princave”.Krejt rrugët, kampionin e botës me Francën e çojnë kah Madridi, ku ai synon dhe ëndërron t’i bashkohet Realit. Mirëpo, klubi francez nuk i ka çuar ende duart lart.

Sipas mediumit britanik “Telegraph”, drejtuesit e PSG-së kanë ende shpresa që ta mbajnë në ekip ish-sulmuesin e Monacos.

Shpresat e parisienëve për një kontratë të re janë rritur mbi të gjitha pas takimit që e pati nëna e lojtarit me krerët e klubit në Doha të Katarit javën e kaluar.

Ky takim thuhet të ketë qenë i frytshëm, ngase nëna e futbollistit nuk ia ka mbyllur dyert vazhdimit evential të kontratës.

PSG-ja është e gatshme t’ia ofrojë një rrogë marramendëse sulmuesit francez dhe benefite pa limite, vetëm për të qëndruar në Paris.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do ta joshë lojtarin që ta ndërrojë mendjen dhe të qëndrojë në kryeqytetin francez. 

(Kosova Sot Online )