Mundësi e artë për Ballkanin për t’iu afruar titullit

  • S.A /
  • 28 April 2022 - 12:14
Mundësi e artë për Ballkanin për t’iu afruar titullit

Ballkani e ka një mundësi ideale sot për t’iu afruar titullit të kampionit në Kosovë. Therandasit do ta zhvillojnë sot njërën prej ndeshjeve kryesore të sezonit, teksa e presin Dritën në derbin e xhiros së 31-të të Superligës. Duke e pasur parasysh se dje dështoi të fitonte Gjilani, i cili u dorëzua përfundimisht nga lufta për titull, ekipi nga Suhareka me një fitore eventuale ndaj “Intelektualëve” do ta prekte me një dorë titullin historik të kampionit. Kurse, gjilanasit synojnë fitore në këtë sfidë për t’i mbajtur gjallë shpresat e pakta për titull. Aktualisht, ekipi Portokalli i ka 11 pikë më shumë se dy skuadrat nga Gjilani.E sot luhet edhe sfida tjetër në mes të Malishevës dhe Llapit.

Llapjanët janë mjaft të motivuar pasi me një fitore eventuale sot mund t’i afrohen në vetëm dy pikë Gjilanit, i cili është i treti, pozitë kjo që çon në garat evropiane. Sa u përket ndeshjeve të djeshme, Prishtina e shënoi një fitore të madhe 2:1 në Gjilan, e cila e largon sadopak nga zona e rrezikshme. Dukagjini, ashtu siç pritej, e mundi Feronikelin me rezultat të thellë, 4:0. Edhe Drenica e shënoi një fitore të rëndësishme në betejën për t’i ikur barazhit. Kuqezinjtë e mundën Ulpianën me rezultat 3:1, për t’ia dhënë goditjen e fundit ekipit nga Lipjani.Ndeshjet e sotme do të fillojnë në orën 15:00.

(Kosova Sot Online )