Icardi ia pa sherrin gruas, zbulohet arsyeja kryesore e largimit të tij nga Interi

  • S.A /
  • 28 April 2022 - 12:24
Icardi ia pa sherrin gruas, zbulohet arsyeja kryesore e largimit të tij nga Interi

Wanda Nara, bashkëshorte e Mauro Icardit, e ka zbuluar arsyen kryesore të largimit të sulmuesit argjentinas nga Interi. Sipas saj, në atë kohë ishte raportuar se ajo e kishte tradhtuar burrin me bashkëlojtarin e tij, Marcelo Brozovic. Incidenti kishte ndodhur në muajin shkurt 2019, kur thashethemexhiu famëkeq, Fabrizio Corona në uebfaqen e vetë e kishte publikuar lajmin se Nara e kishte një aferë me përfaqësuesin kroat, Brozovic.

Kjo përfshinte një audioinçizim të “dyshes tradhtare”, edhe pse nuk vërehet mirë nëse ishte i vërtet apo jo. Sidoqoftë, Corona ka përfunduar në gjyq për këtë thashetheme dhe të pavërtetë, siç konsideron ish-bashkëshortja e futbollistit Maxi Lopez. “Unë nuk kam pasur kurrë lidhje me Marcelo Brozovic. Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka shkaktuar probleme, në familje dhe jashtë saj. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë dhe janë bullizuar. Na ka shkaktuar probleme, mua dhe bashkëshortit, duke e pasur parasysh se unë jam menaxherja e tij. Asgjë nga kjo histori nuk është e vërtet”, ka thënë Nara në gjykatë, në dëshminë kundër Coronas.

Icardi u largua nga Interi në fund të afatit kalimtar veror duke përfunduar në formë huazimi në Paris Saint-Germain, i cili e kishte të obliguar ta blejë lojtarin për 50 milionë euro.

Foto LaPresse – Piero Cruciatti 26-05-2019 Milano – (Italia) Sport Calcio Inter vs Empoli Campionato di Calcio Serie A TIM 2018/2019 – Stadio "San Siro" Nella foto: Icardi baciato da Wanda Nara a fine gara Photo LaPresse – Piero Cruciatti 26 May 2019 Milan – (Italy) Sport Soccer Inter vs Empoli Italian Football Championship League A TIM 2018/2019 – "San Siro" Stadium In the pic: Icardi kissed by Wanda Nara

“Ajo histori i nisi krejt problemet dhe Mauro ishte i detyruar të ndërronte klub. Interi e bëri vërtet të rëndë këtë situatë me të. Ata i thanë se duhet të largohej, që duhet ta ndërronte menaxherin, ia morën shiritin e kapitenit dhe nuk mendoj se ishte për shkak të paraqitjeve të tij në fushë. E gjithë kjo shkaktoi probleme të mëdha me klubin dhe me drejtorët”, vazhdoi bukuroshja argjentinase. Kjo histori ishte vërtet e dëmshme duke e pasur parasysh historinë personale të sa. Wanda ishte e martuar me ish-shokun e skuadrës së Icardit në atë kohë tek Sampdoria, Maxi Lopez. Icardi jeton me Wandan dhe i mbajnë bashkë fëmijët që i kishte ajo me Maxi Lopez dhe ata që i ka çifti. Muajt e fundit, Icardi dhe Nara i kanë kaluar duke u ndarë dhe duke u bashkuar shkaku i dyshimeve se sulmuesi argjentinas e tradhtoi gruan e tij. 

(Kosova Sot Online )