Flaka Loxha e nis mbarë Evropianin, kalon në raundin e dytë

  • S.A /
  • 29 April 2022 - 09:40
Flaka Loxha e nis mbarë Evropianin, kalon në raundin e dytë

Flaka Loxha ka shënuar fitore në rrethin e parë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja kosovare fitoi me IPPON ndaj bullgares, Snezhana Gramatikova.

Loxha e administroi meçin dhe arriti shumë shpejt ta përfundonte atë me një IPPON.

Në rrethin e dytë, ajo do të takohet me xhudisten polake, Julia Kowalczyk.

Po ashtu në rrethin e dytë është edhe Distria Krasniqi, e cila rrethin e parë e kaloi pa luftë.

(Kosova Sot Online )