Laura Fazliu kalon në çerekfinale të Evropianit së xhudos

  • S.A /
  • 30 April 2022 - 11:52
Laura Fazliu kalon në çerekfinale të Evropianit së xhudos

Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja nga Kosova ka shënuar fitore edhe në raundin e dytë, ndaj Lucy Renshall, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura Fazliu edhe përballjen ndaj britanikes e fitoi me “Ippon”.

21-vjeçarja në çerekfinale do të takohet me fituesen nga përballja mes Renata Zachovas dhe Ayten Yeksanit.

Laura Fazliu në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo. 

(Kosova Sot Online )