Ronaldo publikon foto me vajzën e porsalindur: Dashuri e përjetshme

  • S.A /
  • 30 April 2022 - 12:35
Ronaldo publikon foto me vajzën e porsalindur: Dashuri e përjetshme

Cristiano Ronaldo ka publikuar një fotografi me vajzën e tij të porsalindur.

Krahas fotografisë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vendosi edhe një përshkrim të veçantë.

“Dashuri e përjetshme”, shkroi 37-vjeçari. 

Kujtojmë se vajza ishte binjake me djalin që fatkeqësisht vdiq gjatë lindjes së Georginas.

Cristiano Ronaldo është baba i pesë fëmijëve. Fëmijët tjerë të portugezit janë: Cristiano Jr, Eva, Mateo e Alana. 

 

(Kosova Sot Online )