Liverpooli shënon fitore të rëndësishme në udhëtim te Newcastle, vendos goli i Keitas

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 16:16
Liverpooli shënon fitore të rëndësishme në udhëtim te Newcastle, vendos goli i Keitas

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi në udhëtim te Newcastle United.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadium “James’ Park” ka përfunduar me rezultatin 0:1.

Goli i vetëm dhe i tri pikëve për “Të Kuqtë” u shënua nga Naby Keita në minutën e 19-të.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 82 pikë dhe tani renditet i pari në tabelë, me dy pikë më shumë se Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë sonte ndaj Leeds United.

Kurse, Newcastle United me 43 pikë ndodhet në pozitën e nëntë. 

(Kosova Sot Online)