Lojtarët e Bayernit shkuan në Ibiza pas humbjes, i kritikon legjenda gjermane

  • S.A /
  • 03 May 2022 - 10:01
Lojtarët e Bayernit shkuan në Ibiza pas humbjes, i kritikon legjenda gjermane

Një grup i futbollistëve të Bayern Munichut, me lejen e trajnerit Nagelsmann dhe të klubit, menjëherë pas humbjes së pësuar nga Mainzi, 1:3, e kanë marrë rrugën drejt Ibizas për disa ditë pushime.  Një veprim që, përkundër faktit se e festuan titullin e kampionit në javën paraprake, nuk iu ka pëlqyer tifozëve bavarezë. Mjaft kritik ndaj lojtarëve dhe ndaj klubit është treguar legjenda gjermane, Lothar Matthaus.

“Nuk është e pranueshme, mbi të gjitha pas një ndeshjeje të tillë. Nëse do të kishin fituar, kanë mundur të qëndronin për tri ditë në Ibiza. Por, nëse do të isha trajner, do të isha shumë më i ashpër me ta, duke e parë rezultatin. Kjo është keq edhe për imazhin e Bayernit. Tifozët janë të mllefosur me të drejt sepse lojtarët e kanë humbur lojën dhe se ata do të mundë të shkonin për të festuar vetëm për faktin që e kanë fituar para kohe kampionatin”, deklaroi Matthaus për “Sky” në Gjermani. Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic e ka arsyetuar udhëtimin, duke deklaruar se ishte i nevojshëm për ta përforcuar kolektivin. 

(Kosova Sot Online )