A do ta blejë kartonin e Traores? Barça e merr vendimin përfundimtar për sulmuesin

  • S.A /
  • 03 May 2022 - 12:29
A do ta blejë kartonin e Traores? Barça e merr vendimin përfundimtar për sulmuesin

Barcelona nuk do ta blejë kartonin e Adama Traores në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”. 26 vjeçari u huazua në “Camp Nou” gjatë janarit dhe klubi spanjoll e ka mundësinë e blerjes së kartonit të tij prej 30 milionë eurosh. Sidoqoftë, mediumi spanjoll zbulon se Barça do ta lë sulmuesin luftarak të rikthehet në Wolverhampton dhe ndërkohë ato para do t’i përdorë për t’ia vazhduar kontratën Ousmane Dembeles. Katalunasit duket se nuk janë bindur dhe aq shumë më atë çka tregoi përfaqësuesi spanjoll në këtë ekip.

E nga “Blaugrana” gjatë verës mund të largohen edhe dy sulmuesit tjerë, holandezët, Luuk de Jong dhe Memphis Depay. Ferran Torres, Ansu Fati e Pierre-Emerick Aubameyang janë tre sulmuesit që do t’i ketë në dispozicion trajneri Xavi Hernandez për sezonin tjetër, e atyre mund t’ju bashkohet ndërkohë edhe Robert Leëandoëski nga Bayern Munichu. Barça synon të jetë protagoniste sezonin tjetër në La Liga dhe në Evropë. 

(Kosova Sot Online )